Trajnime
Në aktivitetin e tonë një rëndësi dhe vëmendje të madhe i kushtohet trajnimit të personelit. Trajnimi i tyre bëhet duke u mbështetur në programet bashkëkohore të vendeve më të zhvilluara në këtë drejtim dhe duke u mbështetur në eksperiencën e specialistëve të kompanisë sonë. Një nga kriteret bazë të trajnimit është që stërvitja t’i afrohet sa më shumë kushteve reale dhe situatave që mund të vijnë. Trajnimet në fushën e sigurisë bëhen në Akademinë e Sigurisë Tiranë ose në Qëndrat e Trajnimit Privatë.
Përgatitja Teorike
Personeli përgatitet duke u njohur teorikisht me tërësinë e elementëve të punës së tij. Qartësimi i personelit nga ana teorike bën të mundur kryerjen e veprimeve praktike me vetëdije të plotë. Pjesë e përgatitjes teorike është edhe njohja me legjislacionin në fuqi.
Përgatitja Psikologjike
Përgatitja psikologjike është domosdoshmëri bazë për përgatitjen e personelit të ruajtjes dhe kjo arrihet duke kryer trajnim në kushte ekstreme të veprimtarisë. Kjo bën të mundur që personeli, sidomos ai i mbrojtjes të VIP-ave e personaliteteve të jetë në gjëndje të përballojë të gjitha llojet e situatave që mund të paraqiten. Për këtë praktikohen ushtrime dhe stërvitje të standarteve më të larta dhe bashkëkohore.
Taktikat e Shoqërimit dhe Mbrojtjes VIP
Specialistët e mbrojtjes zbatonë taktika shoqërimi që hyjn në elemenët kryesore të përgatitjes së tyre. Me anën e taktikës së formacioneve të shoqërimit, ulet në maksimum mundësia e sulmit ndaj personave VIP :
- Formacione të mbulimit dhe shoqërimit
- Mbrojtja fizike nga afër e Vip-it
- Reagimi dhe evakuimi
- Ushtrime me makina (evasive driving)
Përgatitja Për Qitje
- Qitje me mbrojtje Vip-it
- Qitje në lëvizje vertikale
- Qitje me evakuim
- Qitje nga makinat
Vetëmbrojtja
Përgatija dhe trajnimet për vetëmbrotje shërbejnë kryesisht për të neutralizuar sulmet në afërsi ndaj personi VIP.
Trajnimi Për Masat Anti Eksploziv
Personeli i kompanisë Ernisa-S (Security) sh.p.k. por edhe stafe të objekteve që janë nën përgjegjësinë tonë, trajnohen për njohjen e eksplozivëve, formave dhe metodave preventive për kontrollin dhe zbulimin e tyre, të vendosura në ndërtesa, zyra objekte të palëvizshme dhe të lëvizshme. Ky trajnim organizohet nga specialstët më të aftë të cilët janë pjesë e stafit të shoqërisë.
Ndihma e Parë
Dhënia e ndihmës së parë është një nga elementët më të domosdoshëm të përgatitjes së stafit të mbrojtjes të shoqërisë Ernisa-S (Security). Personeli trajnohet për dhënie të ndihmës së parë në raste të fiktit, frakturave të ndryshme, hemoragji nga plagët etj.
Në vijim, punonjësit tanë të sigurisë u nënshtrohen trajnimeve të specializuara, sipas veçorive të klientëve ku shërbejnë, duke u angazhuar në konsulta me klientët, për të qartësuar kërkesat specifike të tyre për siguri. Ky trajnim përfshin aktivitete si familjarizimi me një vendngjarje, identifikimi i zonave dhe shërbimeve me risk, vendet e mundëshme me rrisk zjarri dhe pajisjet mbrojtëse që përdor kompania në raste të tilla, detyrat dhe përgjegjësitë për çdo shërbim sigurie, si dhe proceduarat dhe reagimet emergjente për sigurimin e objekteve apo personave.
Përveç programit të miratuar e të detyrueshëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kompania zhvillon edhe trajnime për të gjithë punonjësit e shërbimit, të ndarë sipas specifikave të shërbimit që kryejnë:
- Hyrje në njohuritë e shërbimeve të ruajtjes, njohje me legjislacionin dhe organizimet e shërbimeve të ruajtjes e sigurisë fizike
- Njohje me detyrat e rojes, njohuri rreth personave të dyshimtë, kërkesat e vendit të punës dhe nevojat e punëdhënësit
- Trajnim specifik për punonjësit e armatosur, përdorimi i pajisjeve speciale,përdorimi i armëve, rastet e përdorimit, të drejtat e njeriut, shërbimi i ruajtjes së objekteve etj
Studime dhe Kërkime Profesionale
- Njohja, studimi dhe aplikimi i sistemeve të integruara të ruajtjes së bankave, rezidencave dhe objekteve të tjera me risk të lartë
- Ndjekja e zhvillimeve të kriminalitetit dhe tendencave të tij, duke aplikuar lloje dinamike të shërbimeve për parandalimin e veprave penale në objektet e marra në ruajtje.
- Përafrimi me standartet me të avancuara në fushën e sigurisë
Tema Trajnimi Për Stafin Drejtues
- Kontrolli i hyrjeve
- Bombat dhe eksplozivët
- CCTV dhe alarmet elektronike
- Mbrojtja nga terrorizmi dhe teknikat e neutralizimit
- Siguria nga zjarri dhe veprimet e para në rast zjarri
- Operacionet e sigurimit (OPSEC)
- Sigurimi i perimetrit
- Ndriçimi i sigurimit – mbrojtja me ndricim
- Projektimi i sigurimit
- Analiza e proçeseve të sigurimit pajisjet e sigurimit për ngjarjet speciale
- Njohja e teknologjive në përdorim nga kompania
- Parandalimi i krimeve nëpërmjet dizajnit të mjedisit dhe përdorimit të punonjësve
- Ndërtimi i profilit të krimineleve të mundshëm si sulmues në objektet në ruajtje
- Legjislacioni shqiptar në fushën e sigurisë dhe të shoqërive private të ruajtjes
Trajnim Bazë në Ruajtje - Mbrojtje
- Të ambjenteve tregëtare
- Të muzeumeve
- Të Universiteteve/kolegjeve
- Të Institucioneve publike e private
- Të Rezidencave e grup banesave
- Në mbrojtje të bizneseve të vogla dhe dyqaneve nga grabitjet
- Sigurimi i rendit në aktivitete socilal- kulturore, sportive, fetare e politike
Specializim i Avancuar
- Mbrojtja/ruajtja e personave VIP
- Mbrojtja/ruajtja e institucioneve financiare
- Parandalimi i krimeve në banka dhe mbrojta nga grabitjet
- Shoqërimi i vlerave monetare me eskorta dhe veçoritë e tij