Image
Image
Image
Image
Image
Image

Historiku i Shoqerise

Ernisa-S (Security) ka filluar aktivitetin e saj që nga 05 Nentor 1993. Motoja Jonë është: NA JEPNİ BESİMİN ,JU JAPİM SİGURİNË. Duke ecur në këtë linjë ne afrojmë pranë vetes specialistë në fushën e sigurisë dhe në fushën e elektronikës. Duke përdorur në mënyrën e duhur burimet njerëzore dhe burimet materiale, për të realizuar një shërbim sa më të kualifikuar.

Shoqëria Ernisa-S Security shpk, është riorganizuar në vitin 2001 pas ndryshimit të legjislacionit në këtë fushë, ajo është shndëruar në një nga shoqëritë e mirënjohura për profesionalizmin, korrektësoinë dhe përkushtimin në përmbushjen e detyrimeve ndaj kontraktuesve potencialë. Është Person Juridik i regjistruar në QKB me Vendim të Gjykatës Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me nr.26251 datë 10.09.2001.Është e regjistruar në organet tatimore të rrethit Korçë,me NIPT 14610001D,është e regullt në shlyerjen e detyrimeve tatimore e sigurimeve shoqërore,nuk ka asnjë detyrim ndaj personave të tretë.

Qellimi

Të ofrojmë së bashku me partnerët, kompani ndërkombëtare e vendase, nga më të njohurat në fushën e teknologjisë, shërbime survejimi me kamera, sisteme të sigurisë e alarmit nga më të mirat në treg dhe të teknologjisë më të përparuar.

Misioni

Ne jemi të vendosur të fokusohemi në kërkesat dhe nevojat e bizneseve Tuaja për vlerësimin e vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe të garantojmë shërbime profesionale me burime njerëzore dhe teknollogji të avancuar.

Ajo është liçensuar nga Ministria e Brendëshme me Liçencën e Kategorise 1.3.

Me Liçencën e Nënkategorisë 1.3.A :

  • Sigurimin fizik të objekteve shtetërore,private e personave si dhe veprimtarive social-kulturore,sportive,fetare e politike
  • Çertifikata për Titullar Subjekti,me nr.286/7 datë 30.11.2023
  • Çertifikata për Drejtues Teknik,me nr.286/7 datë 30.11.2023
  • në emër të Vesel PODO.

    Me Liçencën e Nënkategorisë 1.3.B

  • Sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare e sendeve të çmuara gjatë transportit
  • Çertifikata për Titullar Subjekti,me nr.287/11 datë 30.11.2023
  • Çertifikata për Drejtues Teknik,me nr.287/13 datë 26.11.2024
  • në emër të Vesel PODO.


  • Çertifikatë për Drejtues Teknik nr.287 datë 07.12.2020
  • në emër të Vladimir Çobo të lëshuara nga Drejtori i Policisë Shtetit.

    Shërbimet e administrimit të ndërtesave në bashkëpronësi dhe të teritorit në pallate,blloqe e rajone banimi, qendra tregëtare,fshatra turistike etj. Çertifikatë e kursit veçantë të Z.Vesel Podo, me Nr.Amze 2996 datë 26.05.2023 - të AKPA, Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Nr.1,Tiranë. Të pajisur me Çertifikatë Rregjistrimi në Regjistrin e Administratorëve: Bashkia Korçë Nr.4641/1 datë 25.08.2023, Bashkia Maliq Nr.366/1 datë 01.03.2024.

    Administratori Dhe Stafi

    Shoqëria ka për pronar Z.Vesel PODO me përvojë në fushën e policisë së shtetit, me arsimim, trajnim të plotë dhe të specializuar, si oficer policie, në Akademinë e Sigurisë. Pronari i saj është njëkohësisht Administrator i Përgjithshëm dhe Drejtues teknik i shoqërisë “ERNİSA-S” sh.p.k për N/Kategorinë 1.3.A

    Nën drejtimin e z.Vesel PODO, është bërë një shoqëri me përvojë në përmbushjen e detyrimeve ndaj klientëve potencialë, duke u Liçensuar nga Ministria e Brendëshme në fushën e “Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike” , Kategoria 1.3- Nënkategoria 1.3.A ”Sigurimin fizik të objekteve shtetërore,private e personave si dhe veprimtarive social-kulturore,sportive,fetare e politike” dhe Nënkategoria 1.3.B ”Sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare e sendeve të çmuara gjatë transportit”.

    Shërbimet e administrimit të ndërtesave në bashkëpronësi dhe të territorit në pallate,blloqe e rajone banimi, qendra tregëtare,fshatra turistike etj. Çertifikatë e kursit veçantë Z.Vesel Podo, me Nr.Amze 2996 datë 26.05.2023 të Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Nr.1, Tiranë. E pajisur me Çertifikatë Rregjistrimi në Regjistrin e Administratorëve: Bashkia Korçë Nr.4641/1 datë 25.08.2023,Bashkia Maliq Nr.366/1 datë 01.03.2024

    Punonjësit Tanë

    Në ditët e sotme, cilësia dhe performanca e punonjësve janë faktorë kyç në industrinë e sigurisë. Kjo është arsyeja që drejtuesit dhe ekipi i specialistëve të saj janë fokusuar të arrijnë në përmbushje të nevojave të klientëve.

    Ne kemi të punësuar, dhe pranojmë, punonjës të liçensuar të sigurisë, të cilët kanë kaluar me sukses proçesin testues, që plotësojnë programin tonë të pranimit dhe që janë të aftë të përmbushin standartet që kërkon kompania dhe klientët tanë. Stafi ynë trajnohet në të gjitha aspektet e menaxhimit të sigurisë, duke përfshirë trajnimin psikofizik, ligjor, social, njohjen me politikat strategjike të shoqërisë, aftësitë komunikuese në marrëdhëniet me publikun dhe klientët, zgjidhjen e konflikteve, raportimin dhe kërkesat e rregullores së shërbimit.