Image
Image
Image
Image
Image
Image

Ernisa-S është Shoqëri Private e Sigurisë Fizike

Shoqëria ERNİSA-S (SECURİTY) sh.p.k është një shoqëri e respektuar dhe me përvojë në fushën e sigurisë, i ka kushtuar kujdes plotësimit të nevojave të klientëve për siguri. Punonjësit tanë janë profesionistë, të trajnuar e të përkushtuar ndaj sigurisë të klientëve.

Shërbimet tona të personalizuara, sipas nevojave dhe kërkesave të klientëve, janë edhe profesionale, edhe të besueshme. Punonjësit tanë janë të patundur dhe këmbëngulës, kur është fjala për sigurinë e klientëve dhe të investimeve të tyre.

Reputacioni ynë në industrinë e sigurisë, për kujdes dhe vëmëndje ndaj klientëve dhe interesave të tyre, është i njohur në komunitet. Ne e trajtojmë çdo klient individualisht, duke bashkërenduar me partnerët tanë dhe stafin mbykëqyrës të kompanive për të plotësuar nevojat e tyre për siguri.

Sherbimet Tona

Shoqëria ERNİSA-S (Security) sh.p.k. me NIPT K14610001D ofron një shumëllojshmëri shërbimesh, te cilat realizohen nga nje personel i trajnuar dhe i specializuar ne fushen e sigurise fizike.

Shërbime të ruajtjes së personave, objekteve e veprimtative
Shërbime të ruajtjes, transportimit e shoqërimit të vlerave monetare e sendeve të cmuara
Me sistemet e monitorimit 24H/24 ne ju sigurojmë një monitorim të plotë të biznesit apo shtëpisë tuaj
Pajisje GPS dhe sisteme gjurmimi per makinat dhe mjetet e tjera levizese

Rreth Nesh

Ernisa-S (Security) ka filluar aktivitetin e saj që nga 5 Nëntor 1993. Motoja Jonë është: NA JEPNİ BESİMİN ,JU JAPİM SİGURİNË. Duke ecur në këtë linjë ne afrojmë pranë vetes specialistë në fushën e sigurisë dhe në fushën e elektronikës.

Duke përdorur në mënyrën e duhur burimet njerëzore dhe burimet materiale, për të realizuar një shërbim sa më të kualifikuar.

Shoqëria Ernisa-S Security shpk, është riorganizuar në vitin 2001 pas ndryshimit të legjislacionit në këtë fushë, ajo është shndëruar në një nga shoqëritë e mirënjohura për profesionalizmin, korektësinë dhe përkushtimin në përmbushjen e detyrimeve ndaj kontraktuesve potencialë. Është Person Juridik i rregjistruar në QKB me Vendim të Gjykatës Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me nr.26251 datë 10.09.2001.Është e regjistruar në organet tatimore të rrethit Korçë, me NIPT- 14610001D, është e regullt në shlyerjen e detyrimeve tatimore e sigurimeve shoqërore, nuk ka asnjë detyrim ndaj personave të tretë.

Klientet Tane

Product screenshotProduct screenshotProduct screenshotProduct screenshotProduct screenshotProduct screenshot